Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për sot, 26 qershor 2026, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.
Sipas njoftimit zyrtar të MINT-it, çmimet maksimale të lejuara janë:
- Nafta (Dizel): 1.37 euro/litër
- Benzina: 1.34 euro/litër
- Gazi: 0.67 euro/litër
Këto çmime do të mbeten në fuqi deri në publikimin e vendimit të radhës nga ministria.
Ndërkaq, qytetarët që hasin parregullsi apo kanë ankesa lidhur me çmimet e derivateve mund t’i raportojnë ato përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

