Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Armend Zemaj: Vetëm 2% e investimeve kapitale në shëndetësi u realizuan në gjysmën e parë të vitit

Qendra Info by Qendra Info
21/07/2026
in Lajme
0
Armend Zemaj: Vetëm 2% e investimeve kapitale në shëndetësi u realizuan në gjysmën e parë të vitit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka akuzuar Qeverinë për, sipas tij, dështim në realizimin e investimeve kapitale në sektorin e shëndetësisë.

Në një reagim publik, Zemaj tha se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë realizuar më pak se 2% e investimeve kapitale në shëndetësi, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të performancës së dobët të viteve të kaluara.

“Kur pacientët kanë nevojë për shërbime më të mira, kushte dinjitoze, pastërti dhe barna, qeveria e paaftësisë dhe e mashtrimit, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka realizuar më pak se 2% të investimeve kapitale në shëndetësi, pothuajse njësoj si në vitet e kaluara”, ka deklaruar Zemaj.

Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, në sektorin e shëndetësisë mungojnë investimet dhe angazhimi për përmirësimin e kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Në të njëjtën kohë, Zemaj pretendoi se shpenzimet për luks, reprezentacion dhe udhëtime kanë arritur nivele rekord, ndërsa akuzoi qeverinë edhe për rritje të tenderëve me një burim, emërime familjare dhe, sipas tij, trefishim të kostos së barnave dhe materialit shpenzues.

Deri më tani nuk ka pasur reagim nga Qeveria apo Ministria e Shëndetësisë lidhur me këto pretendime.

Related

Previous Post

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Next Post

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, shtatë të arrestuar në operacion ndërkombëtar

Next Post
Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, shtatë të arrestuar në operacion ndërkombëtar

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, shtatë të arrestuar në operacion ndërkombëtar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.