Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e një grabitjeje të ndodhur më 11 gusht në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, falë veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.
I arrestuari është identifikuar me inicialet E.H., 25-vjeçar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

