Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Arrestohet në Prishtinë një shtetas gjerman i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Qendra Info by Qendra Info
13/07/2026
in Lajme
0
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika Federale e Gjermanisë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht Sektori FAST, pas pranimit të informatave operative, ka identifikuar dhe arrestuar më 13 korrik 2026 personin me inicialet F.R., shtetas gjerman.

I arrestuari dyshohet se kërkohej nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikim i paligjshëm i substancave narkotike”, vepër e dënueshme sipas Kodit Penal të Gjermanisë.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore, personit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU, në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë dhe institucionet përkatëse ndërkombëtare.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe zbatimin e urdhër-arresteve ndërkombëtare në luftën kundër krimit dhe për forcimin e sundimit të ligjit.

Related

Previous Post

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare.

Next Post

QKUK formon komision ad-hoc për hetimin e rastit në Klinikën e Pediatrisë

Next Post
QKUK formon komision ad-hoc për hetimin e rastit në Klinikën e Pediatrisë

QKUK formon komision ad-hoc për hetimin e rastit në Klinikën e Pediatrisë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.