Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

30/04/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
Avokati i Popullit kërkon pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati i Popullit i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që të pezullojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, deri në përfundimin e hetimeve mbi ankesat e shumta të qytetarëve lidhur me këtë vendim.

Në një reagim zyrtar, institucioni i Avokatit të Popullit ka vlerësuar se vendimi për rritjen e tarifave cenon të drejtat themelore të njeriut, duke goditur më së shumti grupet më të cenueshme të shoqërisë, si familjet që jetojnë me ndihmë sociale. Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe rrezikon të thellojë pabarazitë sociale.

Avokati i Popullit ka shprehur shqetësim për mungesën e debatit publik dhe institucional rreth këtij vendimi, duke theksuar se ai është marrë në një periudhë boshllëku institucional, kur Kosova nuk kishte as Kuvend të konstituuar dhe as Qeveri të mandatuar.

“Qeveria e Kosovës, në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike, ka për detyrë të garantojë interesin publik, qasje të barabartë dhe përfshirje sociale në politikat energjetike”, thuhet në deklaratë. Më tej, Avokati i Popullit ka kërkuar që vendime të tilla të merren vetëm kur institucionet janë plotësisht funksionale dhe në koordinim të plotë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Ai ka theksuar se ZRRE, si institucion i pavarur, duhet të rrisë nivelin e transparencës, përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore, veçanërisht në vendimmarrje që prekin interesin publik në mënyrë të gjerë.

Thirrja për pezullimin e vendimit vjen vetëm pak ditë para hyrjes në fuqi të shtrenjtimit të paralajmëruar të energjisë elektrike. Sipas ZRRE-së, duke filluar nga 1 maji, tarifat e energjisë do të rriten me 16.1 për qind.

Related

Previous Post

Kurti i flet më në fund dy fjalë: Njëherë Kuvendi, pastaj qeveria

Next Post

Interi përballë Barcelonës: Inzaghi optimist para sfidës gjysmëfinale në Champions

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

20/06/2025
Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

Milani në bisedime me Bayer Leverkusen për Granit Xhakën

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

20/06/2025
Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

20/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info