Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ballkani Perëndimor drejt BE-së: Mali i Zi dhe Shqipëria kryesojnë, Kosova mbetet më larg anëtarësimit

Qendra Info by Qendra Info
05/07/2026
in Lajme
0
KE: Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën evropiane, por vonesat në formimin e institucioneve kanë ngadalësuar reformat
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trembëdhjetë vjet pas anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, rruga e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së mbetet e pabarabartë. Ndërsa Mali i Zi dhe Shqipëria kanë bërë përparimin më të madh, Kosova vazhdon të mbetet vendi më larg statusit të anëtarësimit.

Që nga 1 korriku 2013, kur Kroacia u bë anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian, procesi i zgjerimit për gjashtë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ka vijuar me ritme të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe, kushtet për anëtarësim janë bërë më të rrepta, ndërsa vendet e rajonit vazhdojnë të përballen me sfida politike, ekonomike dhe institucionale.

Sipas një analize të revistës Monitor, e realizuar në bashkëpunim me gjashtë gazetarë ekonomikë nga Ballkani Perëndimor në kuadër të një projekti të mbështetur nga GIZ dhe #SustainMedia, procesi i integrimit nuk po ecën më si një projekt i përbashkët rajonal, por me ritme të ndryshme për secilin shtet.

Mali i Zi, më pranë anëtarësimit

Mali i Zi konsiderohet vendi me gjasat më të mëdha për t’u bërë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Deri më tani ka hapur negociatat për anëtarësim dhe ka mbyllur përkohësisht 16 nga 33 kapitujt negociues.

Qeveria malazeze synon anëtarësimin në vitin 2028, një objektiv që gëzon edhe mbështetje politike nga Brukseli.

Shqipëria përparon me ritëm të shpejtë

Shqipëria ka shënuar progresin më të madh gjatë dy viteve të fundit. Në qershor të vitit 2026, vendi hyri zyrtarisht në fazën e mbylljes së negociatave pasi hapi të gjithë kapitujt negociues.

Objektivi i qeverisë shqiptare është përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi pritet të realizohet rreth vitit 2030.

Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar

Pavarësisht reformave të shumta dhe ndryshimit të emrit të shtetit përmes Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut ende nuk ka nisur negociatat për anëtarësim.

Procesi vazhdon të bllokohet për shkak të kërkesës për ndryshime kushtetuese që do të përfshinin komunitetin bullgar, një kusht që aktualisht refuzohet nga autoritetet në Shkup.

Serbia ecën ngadalë

Serbia mbetet vend kandidat dhe vazhdon negociatat me Bashkimin Evropian, por ritmi është ngadalësuar ndjeshëm.

Nga 35 kapituj negociues, janë hapur 22, ndërsa vetëm dy janë mbyllur përkohësisht.

Pengesat kryesore mbeten normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, forcimi i sundimit të ligjit dhe harmonizimi i politikës së jashtme me Bashkimin Evropian, veçanërisht sa i përket qëndrimit ndaj Rusisë.

Kosova mbetet më larg BE-së

Sipas analizës, Kosova vazhdon të jetë vendi më larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Dhjetë vjet pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, Kosova ende nuk ka marrë statusin e vendit kandidat.

Përveç reformave në drejtësi, administratë publike dhe luftën kundër korrupsionit, pengesa më e madhe mbetet mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë vazhdon të jetë një nga kushtet kryesore politike për avancimin e procesit të integrimit.

Megjithëse Kosova ka bërë hapa përpara në fusha si SEPA, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik rajonal, perspektiva e anëtarësimit mbetet e kushtëzuar nga faktorë që shkojnë përtej reformave të brendshme.

Bosnjë-Hercegovina përballet me sfida institucionale

Edhe Bosnjë-Hercegovina vazhdon të përballet me pengesa serioze në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Edhe pse mori statusin e vendit kandidat në vitin 2022 dhe në vitin 2024 mori miratimin politik për hapjen e negociatave, procesi mbetet i kushtëzuar nga zbatimi i reformave të thella institucionale dhe funksionalizimi i shtetit.

Analiza tregon se, ndonëse perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor mbetet e hapur, ritmi i integrimit ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Përderisa Mali i Zi dhe Shqipëria janë më pranë anëtarësimit, vendet e tjera të rajonit vazhdojnë të përballen me sfida politike, institucionale dhe diplomatike që po ngadalësojnë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.

Related

Previous Post

Çmimet e derivateve në Kosovë

Next Post

JD Vance: Britania është “një vend i mrekullueshëm”, por “është dështuar nga lidershipi i saj”

Next Post
JD Vance paralajmëron Iranin para negociatave: “Mos u përpiqni të na mashtroni”

JD Vance: Britania është "një vend i mrekullueshëm", por "është dështuar nga lidershipi i saj"

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.