Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratave të kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Në një reagim publik, një zëdhënës i BE-së i cilësoi deklaratat e Berishës si të papranueshme dhe dënoi sulmet personale ndaj diplomatit evropian.
“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri”, thuhet në reagim.
Sipas BE-së, Gonzato ka ushtruar detyrën e tij me profesionalizëm dhe integritet të plotë.
“Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, theksohet më tej.
Ndërkohë, edhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë dolën në mbështetje të Gonzatos përmes një deklarate të përbashkët.
“Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në deklaratë.
Reagimi i BE-së erdhi pasi Berisha, gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarë, akuzoi Gonzaton se po vepron si “ambasador i Edi Rama” dhe se po transmeton në Bruksel, sipas tij, “trillime ndaj opozitës”.
Berisha pretendoi se ambasadori evropian është “unifikuar komplet me Edi Ramën” dhe kritikoi qëndrimet e tij lidhur me çështjet politike dhe parlamentare në Shqipëri.
