Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Bedri Hamza: Nuk kemi diskutuar me Thaçin e Veselin për rikthimin në politikë, zgjedhjet ishin të lira por jo plotësisht të ndershme

Qendra Info by Qendra Info
24/07/2026
in Lajme
0
Bedri Hamza: Nga ekonomia te drejtësia, plani me 5 zotime për ta ndryshuar Kosovën.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka deklaruar se gjatë vizitave të tij te ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nuk është diskutuar për një rikthim të mundshëm të tyre në politikë pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë.

Në emisionin Debat Plus, Hamza tha se vendimi për angazhimin e tyre të ardhshëm politik u takon vetë Thaçit dhe Veselit.

“Në takimet e mia me zotin Thaçi dhe zotin Veseli nuk kemi biseduar nëse do të jenë pjesë e politikës pas përfundimit të këtij procesi. Është në autoritetin e tyre. Nuk e di nëse do të vazhdojnë të merren me politikë”, deklaroi Hamza.

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sipas Hamzës, vendimi përfundimtar pritet të shpallet deri në mesin e muajit shtator.

Ai u shpreh i bindur se aktgjykimi duhet të jetë lirues për të akuzuarit.

“Verdikti do të duhej të ishte lirues. Të gjitha faktet flasin në këtë drejtim. Unë besoj në drejtësi”, tha ai.

Procesi zgjedhor në PDK

Hamza foli edhe për procesin e brendshëm zgjedhor në PDK, duke bërë të ditur se zgjedhjet në të gjitha strukturat e partisë synohet të përfundojnë gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

“Procesi ka filluar. Ideale do të ishte të përfundonte brenda këtij viti, por për të pasur zgjedhje të mirëfillta në të gjitha strukturat, më optimale është që ato të zhvillohen në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm”, u shpreh ai.

“Zgjedhjet ishin të lira, por jo të ndershme”

Kreu i PDK-së kritikoi edhe mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike në prag të zgjedhjeve, duke vlerësuar se kjo praktikë ndikon drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor.

Sipas tij, ndonëse zgjedhjet kanë qenë të lira, ato nuk kanë qenë plotësisht të ndershme.

“Nëse vazhdon praktika që në prag të proceseve zgjedhore të shpërndahen qindra milionë euro, kjo gjithmonë ndikon në rezultatin zgjedhor. Zgjedhjet kanë qenë të lira, por nuk kanë qenë të ndershme. Paratë publike nuk janë përdorur për qëllimet për të cilat janë planifikuar në buxhet”, deklaroi Hamza.

Ai shtoi se mbështetja financiare për qytetarët është e nevojshme, duke përmendur pensionistët si shembull, por theksoi se masa të tilla humbin efektin nëse njëkohësisht rriten çmimet.

“Një pensionisti është mirë t’i jepet edhe një mbështetje prej 100 eurosh, por në të njëjtën kohë po rriten çmimet”, përfundoi kryetari i PDK-së. Burimi: Rtv Dukagjini – Debat Plus.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike të premten në disa rajone të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.