Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Botërori 2026: Kuraçao befason Ekuadorin, Gjermania siguron kualifikimin; Japonia eliminon Tunizinë

Qendra Info by Qendra Info
21/06/2026
in Sport
0
Botërori 2026: Kuraçao befason Ekuadorin, Gjermania siguron kualifikimin; Japonia eliminon Tunizinë
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuraçao ka shkruar historinë në Kupën e Botës 2026, duke marrë pikën e parë në historinë e saj në një Botëror pas barazimit 0-0 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Megjithëse Ekuadori dominoi takimin me 75 për qind të posedimit të topit dhe realizoi 28 goditje drejt portës, prej tyre 15 në kuadrat, skuadra e Kuraçaos arriti të rezistojë dhe të ruajë portën e paprekur deri në fund.

Për kombëtaren debutuese, kjo pikë ka vlerë historike, sidomos pas humbjes së thellë 7-1 ndaj Gjermanisë në ndeshjen hapëse.

Pas dy xhirove, renditja në Grupin E është:

  • Gjermania – 6 pikë
  • Bregu i Fildishtë – 3 pikë
  • Ekuadori – 1 pikë
  • Kuraçao – 1 pikë

Gjermania përmbys Bregun e Fildishtë në minutat e fundit

Në ndeshjen tjetër të grupit, Gjermania mposhti 2-1 Bregun e Fildishtë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ës së finales.

Heroi i takimit ishte Deniz Undav, i cili u aktivizua nga stoli dhe realizoi dy gola, përfshirë golin vendimtar në minutën e 94-të, duke i dhënë tri pikë të arta skuadrës gjermane.

Japonia shkëlqen dhe eliminon Tunizinë

Në Grupin F, Japonia regjistroi një fitore bindëse 4-0 ndaj Tunizisë, në ndeshjen e 1000-të në historinë e fazave finale të Kupës së Botës.

Japonezët dominuan sfidën nga fillimi deri në fund, duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Daichi Kamada dhe Ayase Ueda, ndërsa në pjesën e dytë realizuan edhe dy herë të tjera përmes Junya Ito dhe sërish Ueda, i cili kompletoi dopietën personale.

Me këtë humbje, Tunizia eliminohet matematikisht nga Botërori, ndërsa Japonia ngjitet në kuotën e katër pikëve dhe është shumë pranë kualifikimit në fazën tjetër.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Japonisë i mjafton edhe një barazim ndaj Suedisë për të siguruar avancimin, ndërsa Tunizia do të përballet me Holandën vetëm për statistikë.

Related

Previous Post

Reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë, çfarë nënkupton për sigurinë dhe stabilitetin në vend?

Next Post

Latifi kritikon protestat në Tiranë: shqiptarët e Luginës akuzohen për heshtje ndaj diskriminimit në Serbi

Next Post
Latifi kritikon protestat në Tiranë: shqiptarët e Luginës akuzohen për heshtje ndaj diskriminimit në Serbi

Latifi kritikon protestat në Tiranë: shqiptarët e Luginës akuzohen për heshtje ndaj diskriminimit në Serbi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.