Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Botërori 2026 nis me spektakël dhe emocione: SHBA shkatërron Paraguain, Bosnje-Hercegovina surprizon Kanadanë në Toronto

Qendra Info by Qendra Info
13/06/2026
in Sport
0
Botërori 2026 nis me spektakël dhe emocione: SHBA shkatërron Paraguain, Bosnje-Hercegovina surprizon Kanadanë në Toronto
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori 2026 ka nisur me ritëm të lartë, spektakël dhe emocione të forta, teksa ndeshjet e para të turneut kanë sjellë gola, surpriza dhe shumë dramë në fushë.

Kombëtarja e SHBA-së e ka nisur në mënyrën më të mirë Botërorin e shtëpisë, duke mposhtur bindshëm Paraguain me rezultat 4-1 në “SoFi Stadium”, në një ndeshje ku vendasit dominuan pothuajse nga fillimi deri në fund.

Para nisjes së sfidës, ceremonia hapëse solli një spektakël të madh me muzikë, vallëzim dhe performanca të artistëve me famë botërore si Katy Perry, LISA, Rema, Anitta dhe Future, duke ndezur atmosferën në stadium. Edhe pse presidenti amerikan Donald Trump mungoi fizikisht, ai motivoi ekipin kombëtar përmes një telefonate para ndeshjes.

Në fushë, SHBA kaloi shpejt në epërsi pas një autogoli të Bobadillas. Më pas, Folarin Balogun shkëlqeu me dy gola, duke i dhënë qetësi skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino. Paraguai arriti të shënojë një gol për 3-1, por Giovanni Reyna vulosi triumfin amerikan me golin e katërt në minutat shtesë.

Me këtë fitore, SHBA merr kreun e Grupit D me tri pikë dhe jep sinjal të fortë që synon të shkojë larg në këtë Botëror.

Ndërkohë, në Grupin B, Kanadaja shmangu me shumë vështirësi humbjen në ndeshjen historike të debutimit në shtëpi, duke barazuar 1-1 ndaj Bosnje-Hercegovinës në Toronto.

Edhe pse vendasit kontrolluan lojën dhe krijuan më shumë raste, ishte Bosnja që befasoi e para. Ballkanasit kaluan në avantazh në minutën e 21-të me golin e Lukić, duke heshtur tifozët vendas dhe duke treguar se nuk kishin ardhur thjesht për të marrë pjesë.

Kanadaja rriti presionin në pjesën e dytë, por goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 78-të. Cyle Larin, i futur si zëvendësues vetëm dy minuta më herët, realizoi golin e 1-1 dhe shpëtoi vendasit nga një humbje zhgënjyese.

Bosnje-Hercegovina ishte shumë pranë një fitoreje historike në debutimin e saj, por në fund u desh të kënaqej me një pikë.

Nisja e Botërorit 2026 ka treguar qartë se ky edicion premton spektakël të madh, surpriza dhe rivalitet të fortë, me ekipet që që në ndeshjet e para kanë dhënë sinjale se asgjë nuk do të jetë e lehtë.

Related

Previous Post

SHBA dhe Irani pranë marrëveshjes, por tensionet mbeten të larta – Uashingtoni rrëzon dronë iranianë në Hormuz

Next Post

Të njëjta çmime të derivateve edhe sot, MINT publikon tarifat e reja

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Të njëjta çmime të derivateve edhe sot, MINT publikon tarifat e reja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.