Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme, pa ndryshime krahasuar me ditën e djeshme.
Sipas njoftimit zyrtar të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, çmimi maksimal i naftës mbetet 1.52 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.39 euro për litër.
Ndërkohë, gazi (LPG) vazhdon të shitet me çmim maksimal prej 0.67 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në publikimin e vendimit të radhës për ditën e nesërme.

