Mbrëmja e së mërkurës në UEFA Champions League solli spektakël dhe rezultate të forta në ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave. Fitore të thella regjistruan Real Madrid dhe Paris Saint‑Germain, ndërsa surpriza erdhi nga norvegjezët e Bodø/Glimt. Në Gjermani, përballja mes Bayer Leverkusen dhe Arsenal u mbyll në barazim.
Real Madrid dominon Manchester Cityn
Real Madrid fitoi bindshëm 3-0 ndaj Manchester City, falë një triplete të Federico Valverde në pjesën e parë.
Mesfushori uruguaian shënoi në minutën e 20-të pas asistit të Thibaut Courtois, ndërsa shtatë minuta më vonë dyfishoi pas një pasimi të Vinícius Júnior. Goli i tretë erdhi në fundin e pjesës së parë pas asistit të Brahim Díaz.
Në pjesën e dytë madrilenët patën mundësinë të thellonin rezultatin, por portieri Gianluigi Donnarumma priti penalltinë e Viniciusit. Ndërkohë, sulmuesi i Cityt Erling Haaland ishte thuajse i padukshëm në fushë.
PSG shënon pesë herë ndaj Chelseat
Në Paris, Paris Saint‑Germain mposhti 5-2 Chelsea në një ndeshje me shumë gola.
Bradley Barcola kaloi PSG-në në avantazh, ndërsa Malo Gusto barazoi për londinezët. Më pas shënoi Ousmane Dembélé për 2-1.
Në pjesën e dytë Enzo Fernández barazoi përkohësisht, por PSG reagoi me tre gola të tjerë nga Vitinha dhe dopieta e Khvicha Kvaratskhelia.
Bodo/Glimt vazhdon surprizat
Në Norvegji, Bodø/Glimt tregoi se nuk është më një surprizë, duke mposhtur 3-0 Sporting CP.
Golave të vendasve iu shënuan nga Ulrik Saltnes, Ole Blomberg dhe Kasper Høgh.
Arsenal shpëton në fund në Gjermani
Ndeshja mes Bayer Leverkusen dhe Arsenal përfundoi 1-1.
Gjermanët kaluan në avantazh me Robert Andrich pas një goditjeje këndi. Kur gjithçka dukej e mbyllur, londinezët fituan një penallti të diskutueshme, të cilën e realizoi Kai Havertz.
Rezultatet e 1/8-ave (ndeshjet e para)
E mërkurë, 11 mars 2026
-
Bayer Leverkusen – Arsenal 1-1
-
Bodø/Glimt – Sporting Lisbonë 3-0
-
PSG – Chelsea 5-2
-
Real Madrid – Manchester City 3-0
E martë, 10 mars 2026
-
Galatasaray – Liverpool 1-0
-
Atalanta – Bayern Munich 1-6
-
Atletico Madrid – Tottenham 5-2
-
Newcastle – Barcelona 1-1
Ndeshjet e kthimit që do të përcaktojnë tetë skuadrat çerekfinaliste të Champions League do të zhvillohen javën e ardhshme.

