Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Çitaku: Takimi Hamza–Kurti nuk solli asnjë rezultat, s’kishte hapësirë reale për diskutim

Qendra Info by Qendra Info
25/07/2026
in Lajme
0
Çitaku: Situatë e paprecedentë në Kuvend, dështon dakordimi për rendin e ditës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlora Çitaku, ka deklaruar se takimi ndërmjet kryetarit të partisë, Bedri Hamza, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret, duke theksuar se nuk ka pasur hapësirë reale për diskutime politike.

E ftuar në emisionin Rubikon, Çitaku tha se PDK-ja nuk ka hyrë në takim për të negociuar poste, por për të diskutuar vizionin dhe parimet mbi qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme.

“Është tmerruese se si synohet të reduktohet çështja e zgjedhjes së presidentit në një vend pune. Ne nuk kemi shkuar në takim për të diskutuar për një vend pune, por për parimet, se si do të duket Kosova në katër vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.

Sipas Çitakut, takimi nuk solli asnjë zhvillim të ri në raportet ndërmjet dy palëve.

“Nuk ka pasur asnjë lloj hapësire për të diskutuar. Do të doja të kisha diçka ekskluzive, substanciale e domethënëse për të shpalosur, por nuk ka. Ka qenë një déjà vu i takimeve të mëhershme, madje mund të them se ka pasur edhe kthim prapa në atë që mund të quhej ofertë”, deklaroi ajo.

Çitaku shtoi se, sipas saj, qëndrimi i kryeministrit në detyrë ka qenë se qeverinë dhe Kuvendin do t’i formojë vetë, ndërsa ka propozuar vetëm bashkëpunim për zgjedhjen e presidentit.

“U tha: ‘Qeverinë e bëj vetë, Kuvendin e bëj vetë, po hajde ta bëjmë presidentin’”, tha Çitaku.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur partitë politike po zhvillojnë takime në përpjekje për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve. Burimi: Klankosova.tv

Related

Previous Post

Gjykata Penale Ndërkombëtare shkarkon kryeprokurorin Karim Khan pas akuzave për sjellje të pahijshme

Next Post

Qeveria themelon Këshillin Kombëtar të Arteve, miratohet përbërja e parë me 11 anëtarë

Next Post
Qeveria themelon Këshillin Kombëtar të Arteve, miratohet përbërja e parë me 11 anëtarë

Qeveria themelon Këshillin Kombëtar të Arteve, miratohet përbërja e parë me 11 anëtarë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.