Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që do të zbatohen nesër, më 28 gusht 2026.
Sipas vendimit të MINT-it të datës 03.08.2026, çmimet maksimale do të jenë:
- Nafta (dizel): 1.74 euro për litër
- Benzina: 1.53 euro për litër
- Gazi: 0.63 euro për litër
Këto çmime hyjnë në fuqi nesër në ora 10:00.
Qytetarët që kanë ankesa lidhur me zbatimin e këtyre çmimeve mund t’i dërgojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose të telefonojnë numrin e lirë 0800 11000.
Vendimi është publikuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës.

