Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Costa në Tiranë: Komisioni Evropian propozon mbylljen e tre kapitujve me Shqipërinë, Rama: Kemi dakordësi për çdo çështje

Qendra Info by Qendra Info
02/06/2026
in Lajme
0
Costa në Tiranë: Komisioni Evropian propozon mbylljen e tre kapitujve me Shqipërinë, Rama: Kemi dakordësi për çdo çështje
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm reformat dhe zbatimin e tyre për të përmbyllur me sukses procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi kryesor i takimit dhe konferencës së përbashkët për media mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidentit të Këshilli Evropian, Antonio Costa.

Rama falënderoi Costën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një nga mbështetësit më të rëndësishëm të procesit të integrimit.

“Dua ta falënderoj Antonion posaçërisht për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e palodhur, edhe përpara se ne të realizonim praktikisht mbylljen e fazës së parë dhe hapjen e fazës së mbylljes”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se reformat e ndërmarra nuk po realizohen vetëm për të përmbushur kërkesat e Brukselit, por për të forcuar shtetin ligjor, institucionet dhe funksionimin demokratik të vendit.

“Ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, por për hir të përmirësimit të performancës së shtetit, institucioneve dhe pushteteve të pavarura në Shqipëri”, tha ai.

Sipas Ramës, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian ndajnë të njëjtin vizion për përfundimin e negociatave, duke theksuar se mes palëve nuk ka mospajtime thelbësore.

“Jemi në dakordësi për sa i përket detyrave që duhet të bëjmë, për domosdoshmërinë që të ecim me këtë ritëm dhe të vijmë në mbylljen e negociatave. S’kemi asnjë shqetësim që na ndan, por vetëm shqetësime që na bashkojnë”, u shpreh Rama.

Costa: Shqipëria po ecën përpara

Nga ana e tij, Antonio Costa përgëzoi Shqipërinë për progresin e arritur në procesin e integrimit dhe nënvizoi se Komisioni Evropian ka propozuar mbylljen e tre kapitujve të negociatave.

“Dje Komisioni i ka sjellë Këshillit propozime për mbylljen e tre kapitujve. Po ecet përpara dhe këtu duhet të përqendrohemi. Shqipëria ka një synim shumë ambicioz për përfundimin e negociatave në fund të vitit 2027”, deklaroi Costa.

Ai vlerësoi përkushtimin e institucioneve shqiptare dhe veçanërisht angazhimin personal të kryeministrit Rama në avancimin e procesit të integrimit evropian.

“Sot përgëzoj vendosmërinë e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe në veçanti rolin tuaj, Edi, dhe angazhimin tuaj personal në këtë proces”, tha Costa.

Presidenti i Këshillit Evropian theksoi se Shqipëria tashmë po hyn në një fazë më kërkuese të negociatave, ku fokusi kryesor duhet të mbetet te zbatimi i reformave, forcimi i institucioneve demokratike dhe garantimi i pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Ai kërkoi gjithashtu vazhdimin e përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke i konsideruar këto elemente kyçe për përmbylljen me sukses të procesit të anëtarësimit.

Related

Previous Post

Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian, thekson përkushtimin e Shqipërisë për integrimin në BE

Next Post

SHBA shqyrton zgjerimin e vendosjes së armëve bërthamore në NATO, interes nga Polonia dhe vendet baltike

Next Post
SHBA shqyrton zgjerimin e vendosjes së armëve bërthamore në NATO, interes nga Polonia dhe vendet baltike

SHBA shqyrton zgjerimin e vendosjes së armëve bërthamore në NATO, interes nga Polonia dhe vendet baltike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.