Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Daut Haradinaj: Albin Kurti po e sulmon Republikën e 17 shkurtit – Kosova nuk është laborator eksperimental

Qendra Info by Qendra Info
11/09/2026
in Lajme
0
“Protestat dhe bllokadat do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, paralajmëron Daut Haradinaj.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, si dhe për politika që, sipas tij, po dëmtojnë shtetin dhe demokracinë parlamentare.

Haradinaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka thënë se zhvillimet e fundit janë “dëshmi e mjaftueshme” për të kuptuar, sipas tij, se çfarë synon të arrijë pushteti.

“Shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës dhe ligjeve, politikat meskine e mashtrimet publike dhe, së fundmi, edhe shantazhet ndaj rregullave të demokracisë parlamentare dhe opozitës, janë dëshmi e mjaftueshme për ta kuptuar se çka po synon ky grup njerëzish të arrijë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka akuzuar Kurtin se ka problem me Republikën e Kosovës të shpallur më 17 shkurt 2008 dhe se, sipas tij, po synon ta “sulmojë dhe shpërbëjë” atë.

“Albin Kurti e ka problem të madh Republikën e 17 shkurtit 2008, andaj po e sulmon dhe po synon ta shpërbëjë”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka përmendur edhe Marrëveshjet e Ohrit dhe të Brukselit, duke akuzuar Kurtin se po tenton t’i shmanget zbatimit të tyre.

“Republika e Kosovës nuk është laborator eksperimental i kuzhinave të kuqe, as për ikjen e fshehjen tënde nga Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit”, ka shkruar ai.

Në fund, Haradinaj i ka bërë thirrje Kurtit që, sipas tij, të ndalë politikat që dëmtojnë shtetin dhe të mos e çojë Kosovën drejt një situate të pasigurt.

“Albin, Republika është mbi ty e secilin prej nesh. Mjaft me politika meskine që e dëmtojnë shtetin. Mos e sjell Kosovën në të panjohura se të gjithë njihemi mes vete”, ka përfunduar Haradinaj.

Related

Previous Post

BE-ja ndan 6.1 miliardë euro për Ukrainën, synon dërgimin urgjent të raketave Patriot

Next Post

LDK lëshon sallën e Kuvendit: Kërkon që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i PDK-së

Next Post
LDK lëshon sallën e Kuvendit: Kërkon që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i PDK-së

LDK lëshon sallën e Kuvendit: Kërkon që fillimisht të zgjidhet nënkryetari i PDK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.