Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Daut Haradinaj kritikon Konjufcën: “Një Kosovë të poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam pritur”

Qendra Info by Qendra Info
21/10/2026
in Lajme
0
“Haradinaj i përgjigjet ministres serbe: Kosova kurrë nuk ka qenë ‘zemra e Serbisë’”.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku për Kosovën foli zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shprehur pakënaqësi me mënyrën se si, sipas tij, po paraqitet Kosova para ndërkombëtarëve, duke kërkuar që të thuhet e vërteta për luftën dhe gjakderdhjen gjatë luftës për liri.

“Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Konjufcës me fjalët “Marre, Glauk!”, ndërsa ka theksuar se nuk do të ndalet deri në zbardhjen e asaj që e quan të vërtetën e Kosovës.

“Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund të reagimit, ai i është drejtuar edhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e lënë të papërfunduar pyetjen: “PDK, a jeni kund…?”

Related

Previous Post

Konjufca – Gjuriqit: Për çfarë të ardhmeje evropiane flet, kur del në fotografi me Radoiçiqin?

Next Post

Protestat e dhunshme në Itali, dyshime për ndërhyrje të huaj: “Luftë hibride përmes TikTok-ut dhe rrjeteve sociale”

Next Post
Protestat e dhunshme në Itali, dyshime për ndërhyrje të huaj: “Luftë hibride përmes TikTok-ut dhe rrjeteve sociale”

Protestat e dhunshme në Itali, dyshime për ndërhyrje të huaj: “Luftë hibride përmes TikTok-ut dhe rrjeteve sociale”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.