Punonjësit në Austri, veçanërisht ata që udhëtojnë çdo ditë drejt vendit të punës, pritet të përfitojnë lehtësim më të madh financiar gjatë vitit 2026 përmes ndryshimeve në sistemin tatimor dhe subvencioneve shtetërore.
Sipas raportimeve, një nga ndryshimet kryesore lidhet me rritjen e të ashtuquajturit “Pendler-Euro” – përfitimi tatimor për udhëtarët e përditshëm – i cili nga 1 janari 2026 është trefishuar.
Shuma është rritur nga 2 euro në 6 euro për kilometër, duke ofruar kompensim më të madh për qytetarët që përdorin automjetet e tyre për të shkuar në punë, sidomos në kushtet e rritjes së çmimeve të karburanteve dhe taksave të CO2.
Ky përfitim mund të kërkohet:
- gjatë përpunimit të pagës mujore;
- ose në mënyrë retroaktive përmes deklarimit vjetor të tatimeve.
Subvencione shtesë deri në 1,200 euro
Përveç lehtësimit tatimor, disa shtete federale në Austri kanë rikthyer ose zgjeruar subvencionet për udhëtarët.
Në varësi të vendbanimit dhe kritereve të përfitimit, qytetarët mund të marrin ndihmë deri në 1,200 euro.
Subvencionet përfshijnë:
- Austria e Poshtme (Niederösterreich) – deri në 1,000 euro, plus 200 euro eko-bonus
- Burgenland – rikthim i subvencionit për kostot e udhëtimit
- Austria e Epërme (Oberösterreich) – ndihmë për udhëtarët
- Steiermark
- Carinthia (Kärnten)
Autoritetet theksojnë se këto masa janë menduar si mbështetje direkte për familjet dhe punonjësit e prekur nga rritja e kostos së jetesës.
Sidomos pas rritjes së fortë të çmimeve të karburanteve në muajt e fundit, këto ndihma konsiderohen të rëndësishme për buxhetin familjar.
Punonjësit këshillohen të kontrollojnë kriteret e aplikimit sipas shtetit federal ku banojnë, pasi rregullat dhe afatet ndryshojnë nga një rajon në tjetrin.
