Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara në Merdare

Qendra Info by Qendra Info
04/10/2026
in Lajme
0
Dogana zbulon 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara në Merdare
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar 50 mijë euro të fshehura dhe të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare.

Rasti është zbuluar sot, më 4 tetor 2026, gjatë një kontrolli të detajuar të kryer nga zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me zyrtarët doganorë dhe policorë.

Sipas Doganës, paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Itali–Kosovë.

Shuma prej 50,000 eurosh ishte fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit dhe nuk ishte deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Dogana rikujton detyrimin për deklarim

Dogana e Kosovës ka rikujtuar se, sipas nenit 33, paragrafit 1, të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, apo shumën ekuivalente në valutë të huaj, ka detyrim ta deklarojë atë me shkrim te zyrtarët doganorë.

Deklarimi duhet të përfshijë shumën e parave dhe burimin e tyre të verifikueshëm.

Dogana ka thënë se do të vazhdojë kontrollet në pikat kufitare me qëllim të parandalimit të bartjes së padeklaruar të mjeteve monetare përtej kufirit dhe zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Related

Previous Post

Horoskopi i madh javor: Gaforret marrin dashuri, Akrepët presin ndryshime në punë

Next Post

Hamza: UÇK është më e madhe se PDK-ja, fillimisht të miratohet Ligji për Specialen

Next Post
Hamza: “Ditë e zezë për Kosovën, vendimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit është kundër popullit të Kosovës”

Hamza: UÇK është më e madhe se PDK-ja, fillimisht të miratohet Ligji për Specialen

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.