Drejtori i Sportit në Komunën e Klinës ka shprehur mbështetjen e tij për KF Dukagjini para përballjes së rëndësishme ndaj FC Lugano.
Ai ka thënë se angazhimi, përkushtimi dhe shpirti luftarak i skuadrës mund ta çojnë Dukagjinin drejt një rezultati pozitiv në këtë sfidë.
“Shpirti luftarak do të na çojë drejt triumfit”, është shprehur ai, duke u bërë thirrje tifozëve dhe qytetarëve të Klinës që ta mbështesin ekipin në këtë përballje.
Dukagjini pritet të hyjë në këtë ndeshje me synimin për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të arritur një rezultat sa më të mirë përballë skuadrës zvicerane.

