Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dy ekstradime në 24 orë: Një i kërkuar sillet në Kosovë, tjetri dërgohet në Suedi

Qendra Info by Qendra Info
01/05/2026
in Lajme
0
Tentojnë të rrëmbejnë një të mitur në Mitrovicë, arrestohen dy persona
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka njoftuar për realizimin e dy ekstradimeve në raste të ndara, në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe përmes INTERPOL.

Sipas njoftimit, më 30 prill 2026, një shtetas kosovar është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë. Ai ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi kërkohej me urdhër ndërkombëtar për vepra penale që lidhen me posedim, shpërndarje dhe shitje të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje. Pas kthimit në Kosovë, i dyshuari i është dorëzuar njësive kompetente për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkohë, më 1 maj 2026, një tjetër shtetas kosovar është ekstraduar nga Kosova për në Suedi, ku kërkohej nga autoritetet suedeze nën dyshimin për veprën penale “dhunim”.

Policia thekson se të dyja ekstradimet janë realizuar në përputhje me ligjet në fuqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë koordinimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë për luftimin e krimit dhe kapjen e personave të kërkuar, brenda dhe jashtë vendit.

Related

Previous Post

Haziri: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Gjilanin nga investimet dhe përfaqësimi

Next Post

Kurti përkujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia është e domosdoshme për paqe të plotë

Next Post
Kurti përkujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia është e domosdoshme për paqe të plotë

Kurti përkujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia është e domosdoshme për paqe të plotë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.