E diela në Kosovë pritet të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të shënojnë rritje.
Gjatë ditës priten vetëm vranësira të pakta, të cilat nuk pritet të kenë ndikim në stabilitetin e atmosferës. Në përgjithësi, dita do të jetë e qetë dhe pa reshje atmosferike.
Temperaturat do të luhaten nga 13°C në orët e mëngjesit deri në 33°C gjatë ditës.
Në përgjithësi, fundjava mbyllet me mot të ngrohtë, të thatë dhe kryesisht me diell në të gjithë vendin.

