Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot, e diel, 16 gusht, do të zhvillohen punime për sigurinë e sistemit energjetik.
Si pasojë e punimeve, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të rajonit të Pejës dhe Gjakovës.
Pejë – Istog
Nga NS 110/10(20)kV Istogu do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J02 Istogu 1 (kodi: 54000008)
- Orari: 08:00–13:00
Vendet që preken:
Istogu i Poshtëm, Muzhevin Arifaj, Muzhevin Blakaj, Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj, Dragolevci i Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatoll, Muzhevin Balaj, Kabashte, Tomoc, Sylaj, Balaj, Lluga, Istogu ETC, Muzhevin Jahaj dhe Dragolevc e Reja.
Gjakovë
Nga TS 35/10(20)kV Gjakova III do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J11 Elektrokosova (kodi: 81084020)
- Orari: 10:00–14:00
Vendet që preken:
Rrugët Ali Pashë Tepelena, Armand Pier Pailand, Fan Stilian Noli, Ferhat Binishi, Ismail Qemali, Marin Barleti, Mbretëresha Teuta, Musa Zajmi, Naum Veqilhargji, Nënë Tereza dhe Selman Riza.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit elektrik të aprovuar.
Pa ndërprerje të planifikuara në rajonet tjera
Sipas njoftimit të KEDS-it, për 16 gusht nuk janë planifikuar punime që shkaktojnë ndërprerje në rajonet e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjilanit.
Ndërprerjet e planifikuara për të hënën, 17 gusht
KEDS ka njoftuar gjithashtu për punime në rajonin e Prishtinës gjatë ditës së hënë.
Grashticë dhe Radashec
Nga NS 35/10kV Koliqi do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J09 Grashticë–Radashec (kodi: 14016001)
- Orari: 10:00–15:30
Vendet: Grashticë dhe Radashec.
Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, eliminimi i defekteve dhe gjetjeve nga inspektimi me dron, si dhe pastrimi i trasesë.
Parku I dhe Parku II i Biznesit
Nga NS 35/10kV Parku I i Biznesit do të ndërpriten:
- Dalja 10kV Parku II (kodi: 16023002), nga 13:00–14:00
- Dalja 10kV Parku I (kodi: 16023001), nga 13:00–14:00
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Po ashtu, nga TS 35/10kV Parku i Biznesit do të ndërpritet:
- Dalja 10kV J05 Ish-Llapushnik (kodi: 16023003)
- Orari: 12:00–13:00
- Vendi: J05 Rezervë
Arsyeja: Testimi i mbrojtjes rele.
Qyteteza Pejton – Prishtinë
Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:
- Dalja 10kV Qyteteza Pejton 2 (kodi: 19100001)
- Orari: 08:30–18:00
Vendet: Një pjesë e rrugës Gjorgj Bush, rruga Justiniani, një pjesë e rrugës J. Zejnullahu dhe një pjesë e rrugës Johan V. Hahn.
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit investiv, përfshirë konvertimin e daljes nga niveli i tensionit 10 kV në 20 kV.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve të prekur që të marrin parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me to.

