E enjtja në Kosovë sjell mot të ashpër për këtë periudhë, me vranësira të dendura dhe temperatura dukshëm më të ulëta.
Gjatë ditës priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore reshje shqote dhe bore. Do të fryjnë erëra të ftohta nga veriu dhe verilindja, duke shtuar ndjesinë e të ftohtit.
Në mbrëmje pritet përmirësim gradual i motit me kthjellime, por gjatë natës temperaturat do të bien ndjeshëm, duke zbritur në 0–1°C, ndërsa në zonat malore mund të kalojnë edhe në vlera negative.
Temperatura maksimale gjatë ditës nuk pritet të kalojë 11°C.

