KEDS ka njoftuar se të enjten, më 30 prill 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin energjetik, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Sipas njoftimit, në rajonin e Prishtinës ndërprerjet do të prekin zonat që furnizohen nga TS 110/35/10[kV] Palaj, konkretisht dalja 10[kV] Palaj, nga ora 10:00 deri në 15:00. Pa energji elektrike do të mbeten disa lokalitete, përfshirë Hade, Lajthishtë, Sibovc, Shipitullë, Grabovc, Plemetin dhe zona të tjera përreth. Arsyeja e ndërprerjes lidhet me mirëmbajtjen preventive dhe eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimeve.
Ndërkohë, në rajonin e Gjilanit, ndërprerje do të ketë gjithashtu nga ora 10:00 deri në 15:00 në disa zona që furnizohen nga TS Artanë dhe TS Kamenicë. Pa energji do të mbeten fshatra dhe vendbanime si Bostoni, Vllasali, Koznica, Prekoci, Hogoshti, Shipashnica, Desivojca dhe disa lokalitete të tjera. Edhe këtu punimet lidhen me mirëmbajtjen e rrjetit dhe pastrimin e trasese.
KEDS thekson se këto ndërhyrje janë të domosdoshme për sigurinë dhe funksionimin stabil të sistemit energjetik, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjet e planifikuara.

