Të enjten në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht stabil, me diell dhe vranësira lokale gjatë ditës. Në përgjithësi moti do të jetë i këndshëm, me periudha të gjata me diell.
Vetëm në disa rajone të izoluara mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu, por reshjet do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal.
Temperaturat do të mbeten relativisht të ngrohta, duke u luhatur nga 13°C minimalja deri në 28°C maksimalja.

