KEDS ka njoftuar se sot, më 18 qershor 2026, do të realizojë punime për siguri dhe mirëmbajtje të rrjetit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin zona në Prishtinë, Pejë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan.
Rajonet kryesore të prekura dhe oraret:
- Prishtinë – Batllavë dhe Besi, nga 09:00–18:00
- Pejë / Istog – disa fshatra dhe lagje, nga 10:00–15:30
- Prizren – zona e Lubishtës, nga 09:30–17:00
- Mitrovicë / Vushtrri – ndërprerjet më të gjata, nga 10:00–16:00
- Gjakovë / Rahovec – disa zona urbane dhe rurale, nga 09:00–17:00
- Gjilan / Viti – Partesh dhe zona biznesore, nga 10:00–15:30
Arsyet e ndërprerjeve lidhen me mirëmbajtje preventive, eliminim defektesh, inspektime me dron, si dhe projekte investive në rrjetin elektrik.
KEDS u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të marrin masat e nevojshme paraprakisht për të shmangur vështirësi gjatë orëve të ndërprerjes.

