E enjtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot mjaft të nxehtë dhe kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë vetëm vranësira të pakta lokale, ndërsa nuk parashihen reshje atmosferike.
Temperaturat do të shënojnë rritje, sidomos ato maksimale, të cilat pritet të arrijnë deri në 30°C.
Edhe pse mëngjesi do të jetë mjaft i freskët, gjatë ditës temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke sjellë kushte të një dite tipike verore.
Në përgjithësi, e enjtja do të jetë stabile, me shumë diell dhe temperatura të larta, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

