E marta në Kosovë pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror dhe kryesisht me diell.
Nata dhe orët e mëngjesit do të jenë mjaft të freskëta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke sjellë sërish kushte tipike verore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 12°C në mëngjes, deri në 33°C gjatë ditës.
Në përgjithësi, e marta do të sjellë mot të qëndrueshëm, shumë diell dhe vapë gjatë orëve të ditës, me freski të theksuar gjatë natës dhe mëngjesit.

