Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe rrebeshe lokale shiu gjatë orëve të mëngjesit. Gjatë ditës do të ketë intervale me diell dhe erëra, ndërsa reshje të herëpashershme shiu mund të paraqiten në zona të izoluara.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga jugu, të shoqëruara me erëra të fuqishme.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 16°C.

