E mërkura në Kosovë pritet të sjellë rritje të menjëhershme dhe të ndjeshme të temperaturave, pas një mëngjesi mjaft të freskët.
Gjatë ditës priten periudha me diell dhe vranësira lokale, ndërsa nuk parashihen reshje atmosferike. Atmosfera pritet të jetë plotësisht stabile.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 25°C.
Në përgjithësi, e mërkura do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë gjatë ditës, me freski të theksuar në orët e mëngjesit.

