Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën zëvendësministrat e rinj në disa prej ministrive të Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në postet e zëvendësministrave janë emëruar:
- Përparim Kryeziu – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
- Kreshnik Ahmeti – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
- Hysni Mehani – zëvendësministër në Ministrinë e Financave;
- Agon Batusha – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal;
- Getoar Mjeku – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë;
- Triera Kasumi-Berisha – zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë;
- Fatban Bunjaku – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;
- Jeton Mehmeti – zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;
- Ali Dula – zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal;
- Enver Dugolli – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme;
- Zef Morina – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit;
- Daulina Osmani – zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë;
- Avni Zogiani – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
- Driton Hyseni – zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
- Agon Dobruna – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare;
- Besart Jashari – zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare;
- Nora Arapi-Krasniqi – zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit;
- Tijana Veljkovic – zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit;
- Arsim Berisha – zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë;
- Genc Nimoni – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë;
- Gegë Lleshi – zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Enis Kervan – zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes;
- Lulzim Hetemi – zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim;
- Ratomir Minic – zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim;
- Igor Mitic – zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
- Muhedin Nushi – zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës;
- Sejnur Veshall – zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
Emërimet janë bërë pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, e cila u votua më 13 shtator, me Albin Kurtin në krye.

