Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Gjatë ditës do të ketë alternim mes kthjellimeve dhe vranësirave, por moti në përgjithësi do të mbetet stabil.
Nuk priten reshje atmosferike në territorin e vendit, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.
Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 24°C.

