E premtja në Kosovë pritet të karakterizohet me mot shumë të nxehtë veror, me temperatura jashtëzakonisht të larta, sidomos gjatë orëve të mesditës.
Për shkak të vapës së fortë, rekomandohet kujdes i shtuar gjatë mesditës, veçanërisht për personat e ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.
Gjatë pasdites pritet destabilizim lokal i atmosferës, me zhvillime konvektive që mund të sjellin dendësim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Këto zhvillime pritet të jenë të karakterit lokal, ndërsa në zonat ku do të shfaqen reshje temperaturat mund të pësojnë freskim të përkohshëm.
Temperaturat gjatë mesditës do të jenë shumë të larta, duke lëvizur nga 34°C deri në 38°C, ndërsa lokalisht mund të arrijnë edhe 39°C.

