Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 28 gusht 2026, do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin elektrik, përfshirë projekte investive dhe ndërhyrje për sigurinë e sistemit energjetik.
Për shkak të këtyre punimeve, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Prishtinë
Nga ora 08:30 deri në 18:00 do të ketë ndërprerje në disa zona të Prishtinës.
- Dalja 10 kV Përparimi nga TS 110/10 kV Prishtina 6: një pjesë e rrugëve Tirana, Bill Klinton dhe Robert Doll, si dhe rrugët Mbreti Zog, Lidhja e Lezhës, Bekim Berisha dhe Bekim Fehmiu.
- Dalja 10 kV Ramiz Sadiku nga TS 110/10 kV Prishtina 3: një pjesë e rrugëve Tirana, Robert Doll, Kosta Novakoviq dhe Garibaldi, përfshirë zonën te ish-Ramiz Sadiku.
- Dalja 10 kV Komuna e Re nga TS 110/35/10 kV Prishtina 1: Rekalit, objektet e reja të Komunës, Dogana, Kazerma “Adem Jashari”, Prroni i Njelmët, Mekanika dhe kontingjenti portugez i KFOR-it.
Arsyeja: Konvertimi i daljes Përparimi në 20 kV.
Pejë
Në rajonin e Pejës janë planifikuar ndërprerje për punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit.
Nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në:
Guri i Zi, Mirusha, Separacioni i Boksit, Lagjja Nora dhe Lagjja Foniqi.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Ndërkohë, në zonën e Deçanit, nga ora 08:30 deri në 13:30, do të ketë ndërprerje në fshatrat Kotradiq, Qallapek, Kamenicë, Kosuriq, Gllogjan dhe Nepole.
Arsyeja: Vendosja e mbrojtësve kundër shpezëve në rrjetin elektrik.
Prizren
Nga ora 10:30 deri në 15:30 do të ndërpritet energjia elektrike në Greikoc.
Arsyeja: Punime të planifikuara në kuadër të projektit të trafostacionit Greikoci.
Ferizaj
Në rajonin e Ferizajt janë planifikuar dy ndërprerje.
Nga ora 10:00 deri në 15:30, energjia do të ndërpritet në rrugën “Prizrenit”, Saraishtë, Lloshkobare, Llojzë, Kosinë, Slivovë, Dremjak dhe në disa biznese private.
Arsyeja: Pastrimi i trasesë.
Ndërsa nga ora 09:00 deri në 13:00, ndërprerje do të ketë në Janjevë, Shashkovc, Akllap, Tërbuvc, Gushtericë e Epërme dhe Shushicë.
Arsyeja: Demontimi i shtyllave 10 kV.
Mitrovicë
Nga ora 08:00 deri në 12:00 do të ketë ndërprerje në:
Koshtovë, Vinarc i Ulët, Vinarc i Epërm, Gushafcë, Koprivë, Broboniq dhe Gradevc.
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave, bartja e rrjetit dhe kontrollimi i trafostacionit.
Gjakovë
Nga ora 09:00 deri në 17:00 do të ketë ndërprerje në fshatrat:
Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça dhe Zoçishtë.
Arsyeja: Ndërrimi i ndarësit dhe vendosja e izolatorëve në trafoshtyllë.
KEDS u bën thirrje konsumatorëve në këto zona që të kenë parasysh oraret e ndërprerjeve dhe të marrin masat e nevojshme gjatë kohës së punimeve.
Ndërprerjet janë të planifikuara dhe lidhen me punime për mirëmbajtjen, sigurinë dhe modernizimin e rrjetit elektrik.

