Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Qendra Info by Qendra Info
28/08/2026
in Lajme
0
Sot mbyllet përkohësisht një korsi në autostradën “Arbën Xhaferi”.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi do të zbatohet vetëm në autoudhë, ndërsa do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Sipas Ministrisë, masa është marrë për shkak se temperatura e parashikuar arrin pragun prej 32°C ose më shumë, në përputhje me kriteret për vendosjen e kufizimit.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen:

  • automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike;
  • automjetet e shërbimeve emergjente;
  • automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Kufizimi synon të menaxhojë qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë orëve me temperatura të larta dhe të kontribuojë në sigurinë e komunikacionit.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike

Next Post

PDK proteston para Qeverisë: “Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional”

Next Post
PDK proteston para Qeverisë: “Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional”

PDK proteston para Qeverisë: “Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.