Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

PDK proteston para Qeverisë: “Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional”

Qendra Info by Qendra Info
28/08/2026
in Lajme
0
PDK proteston para Qeverisë: “Kurti të heqë dorë nga uzurpimi institucional”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), së bashku me anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash, asamblistë, drejtorë dhe aktivistë nga Ferizaj dhe Hani i Elezit, kanë qëndruar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, PDK-ja ka përsëritur kërkesën për zhbllokimin e situatës institucionale dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Mesazhi ynë për deputetin Kurti është i qartë: hiq dorë nga uzurpimi institucional dhe ktheju rendit kushtetues, duke mundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në deklaratën e PDK-së.

Partia opozitare ka deklaruar se do të vazhdojë aktivitetet e saj politike në mbrojtje të, siç shprehet, shtetit dhe interesit të qytetarëve.

“PDK nuk do të ndalet në mbrojtje të shtetit. PDK nuk do të zmbrapset në mbrojtje të interesit të qytetarëve”, thuhet më tej në reagim.

Në fund të deklaratës, PDK-ja ka mbyllur mesazhin me sloganin: “Deri në fitoren e Republikës!”

Related

Previous Post

Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Next Post

KGJK suspendon gjyqtarin Avdirrahman Gashi pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

Next Post
KGJK suspendon gjyqtarin Avdirrahman Gashi pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

KGJK suspendon gjyqtarin Avdirrahman Gashi pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.