E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet nga temperatura të ulëta, erëra të ftohta nga veriu, vranësira dhe reshje lokale shiu. Në viset më të larta malore do të ketë edhe reshje të herëpashershme bore.
Reshjet pritet të jenë kryesisht në formë të rrebesheve afatshkurtra dhe me karakter lokal, ndaj nuk do t’i përfshijnë të gjitha rajonet e vendit.
Temperaturat do të luhaten nga 2°C në mëngjes, deri në 14°C gjatë ditës.
E shtuna me mot të ftohtë dhe reshje lokale në Kosovë, në male pritet borë
Please login to join discussion

