Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë policëve në Prishtinë dhe Gjilan, dyshohen për vepra penale

Qendra Info by Qendra Info
16/10/2026
in Lajme
0
Arrestohet një zyrtar policor i Njësisë Speciale për keqpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e pesë zyrtarëve policorë, tre në Prishtinë dhe dy në Gjilan, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale. Rastet dyshohet se kanë ndodhur më 15 tetor, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Sipas njoftimit të IPK-së, tre zyrtarët policorë në Prishtinë dyshohen për veprat penale “Ngacmim seksual” dhe “Kontrollim i kundërligjshëm”.

Dyshime për ngacmim seksual në Prishtinë

Rasti i parë dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatës së 15 tetorit, në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen “Lakërishte”.

Sipas pretendimeve të ankueses, ajo ishte duke drejtuar veturën kur ishte ndaluar dhe kontrolluar nga zyrtarët policorë. Më pas, sipas saj, policët i kishin kërkuar të vazhdonte në drejtim të fshatit Çagllavicë, me qëllim të kryerjes së veprimeve me karakter seksual.

Me udhëzim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është iniciuar procedurë penale lidhur me veprat e dyshuara.

IPK-ja ka bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

Dy policë në Gjilan dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ndërkaq, në Gjilan, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas të dhënave fillestare të hetimit, më 15 tetor, rreth orës 23:00, zyrtarët policorë dyshohet se kanë ndaluar një qytetar dhe e kanë futur në veturën zyrtare.

Gjatë këtij veprimi, pretendohet se ndaj qytetarit është ushtruar abuzim verbal dhe i është cenuar privatësia. Po ashtu, dyshohet se atij i është marrë telefoni pa urdhër të Prokurorisë së Shtetit.

Dyshimet fillestare sugjerojnë se ky rast mund të lidhet me një ankesë që i njëjti qytetar kishte parashtruar në korrik të këtij viti ndaj zyrtarëve policorë, për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve policore.

IPK-ja vazhdon hetimet

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë hetimin e dyshimeve për veprime të kundërligjshme nga zyrtarët policorë, me synim të zbardhjes së plotë të rasteve dhe garantimit të llogaridhënies.

Rekomandimi për suspendim është masë procedurale dhe nuk nënkupton se zyrtarët e përfshirë janë shpallur fajtorë. Përgjegjësia penale përcaktohet nga organet kompetente në përfundim të procedurave ligjore.

Related

Previous Post

Albulena Haxhiu nderon Idriz Rrecajn në Skenderaj: Pas shumë vitesh, eshtrat e tij kthehen pranë familjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.