Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale dhe të herëpashershme shiu. Në viset malore priten reshje bore, ndërsa reshje të përziera shiu dhe bore mund të ketë lokalisht edhe në zona me lartësi më të ulët mbidetare.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Minimalet pritet të lëvizin nga 3°C, ndërsa maksimalet deri në 9°C.

