Të shtunën në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Gjatë gjithë ditës parashihen kushte të favorshme atmosferike, me mot tipik veror në shumicën e territorit.
Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtejshme, duke e bërë ditën mjaft të ngrohtë. Minimalja parashihet rreth 12°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 31°C.
Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

