Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia në fshatin Paldenicë, në komunën e Hani i Elezit.
Sipas njoftimit zyrtar, më 19 qershor 2026, rreth orës 17:10, policia ka pranuar informacione se një person i kërkuar me urdhër të gjykatës ishte parë në këtë zonë.
Pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë personin me inicialet M.B., 57 vjeç.
Sipas policisë, ndaj tij ishte lëshuar urdhër arresti nga gjykata për vuajtjen e një dënimi me pesë vite burgim, pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Sulm seksual”.
Pas përfundimit të procedurave në stacionin policor në Han të Elezit, i arrestuari është dërguar në institucionin korrektues përkatës për vuajtjen e dënimit.
