Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Nesër mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Qendra Info by Qendra Info
19/06/2026
in Lajme
0
Projektligji për maturën: Gjoba deri në 20 mijë euro për kopjim, por kritikat vazhdojnë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nesër do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026 – afati i parë, ku pritet të marrin pjesë 19,514 maturantë në 152 qendra testimi në mbarë Kosovën.

Procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë komisionesh, të angazhuar për mbarëvajtjen e provimit.

Testi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30, ndërsa të gjithë nxënësit obligohen të paraqiten në qendrat e tyre më së voni në orën 09:00, për të përfunduar procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit.

Sipas njoftimit, këtë vit testi do të zhvillohet brenda një dite të vetme për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët. Testi përmban 100 pyetje, të ndara në katër lëndë me nga 25 pyetje secila:

  • Gjuhë amtare
  • Gjuhë angleze
  • Matematikë
  • Një lëndë zgjedhore sipas përzgjedhjes së kandidatit

MASh ka rikujtuar se telefonat mobilë dhe çdo pajisje elektronike janë rreptësisht të ndaluara gjatë testimit. Çdo kandidat që konstatohet me telefon ose pajisje elektronike do të përjashtohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo.

Sipas ministrisë, Qendra për Vlerësim ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme, ndërsa administruesit dhe komisionet janë trajnuar sipas udhëzimeve zyrtare.

Ministria u ka uruar suksese të gjithë maturantëve në këtë proces të rëndësishëm, që shpesh shihet si një nga provimet më vendimtare në rrugëtimin e tyre akademik.

Related

Previous Post

Trump përçmon Melonin pas G7, kryeministrja italiane reagon ashpër: “Italia nuk përgjërohet kurrë”

Next Post

Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me 5 vite burg për sulm seksual

Next Post
Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me 5 vite burg për sulm seksual

Arrestohet në Paldenicë personi i kërkuar me 5 vite burg për sulm seksual

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.