E shtuna në Kosovë pritet të karakterizohet me stabilizim të motit, pas ditëve me paqëndrueshmëri.
Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta lokale. Nuk parashihen reshje atmosferike, ndërsa kushtet do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë.
Do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, më të theksuara në viset kontinentale, duke e bërë motin më të këndshëm pavarësisht rritjes së temperaturave gjatë ditës.
Temperaturat do të lëvizin nga 9°C në orët e mëngjesit deri në 26°C gjatë ditës.

