Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, 24 korrik 2026, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për shkak të realizimit të projekteve investive në rrjetin energjetik.
Sipas KEDS-it, ndërprerjet do të zgjasin nga ora 08:30 deri në 18:00, ndërsa punimet lidhen me zhvendosjen e kabllove ekzistuese në kanalin e ri, sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.
Zonat që do të preken
Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 – Dalja 10 kV Vëllezërit Gërvalla 1
Koha: 08:30 – 18:00
Pa energji elektrike do të mbesin:
- Rruga Vëllezërit Gërvalla
- Magjistralja Prishtinë–Shkup (nga ura deri te HIB Petrol)
- Rruga 28 Nëntori
- Rruga Astrit Bytyqi
- Rruga Haki Braha
- Një pjesë e rrugës Emin Duraku
- Rruga e Talinovcit
- Lagjja e Re
Arsyeja: Projekte investive – zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.
Ndërprerje edhe në daljen Rexhep Bislimi 1
Nga TS 110/35/10 kV Ferizaj 1 – Dalja 10 kV Rexhep Bislimi 1
Koha: 08:30 – 18:00
Pa energji do të mbesin:
- Rruga Rexhep Bislimi
- Rruga Vezir Jashari
- Rruga Shaban Vata
- Rruga e Tiranës
- Rrugët Gursel dhe Bajram Sylejmani
- Bibaj
- Magjistralja Ferizaj–Prishtinë
- Rruga Ismet Jashari
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në këto zona që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me orarin e ndërprerjeve të paralajmëruara.

