E shtuna në Kosovë pritet të sjellë ndryshim të ndjeshëm të motit, me shtim të konsiderueshëm të vranësirave dhe reshje lokale shiu.
Paradite në disa zona ende mund të ketë intervale me diell, por gjatë ditës dhe sidomos pasdite pritet dendësim i vranësirave, duke sjellë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë.
Në disa rajone, pasditja mund të sjellë edhe rrebeshe intensive, ndërsa në mbrëmje reshjet pritet të dobësohen gradualisht dhe të përfshijnë më pak zona.
Temperaturat do të luhaten nga 6°C minimalja deri në 20°C maksimalja, me rënie të ndjeshme në orët e mbrëmjes.

