Profesori amerikan Edward P. Joseph ka kritikuar liderët politikë në Kosovë për mungesën e konsensusit institucional, duke vlerësuar se bllokada aktuale po i shkakton dëm të drejtpërdrejtë vendit.
Në një intervistë për Klan Kosova, Joseph deklaroi se përgjegjësinë kryesore për situatën e mban kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pasi sipas tij ai “kontrollon shumicën e votave në Parlament”.
Megjithatë, ai theksoi se përgjegjësia nuk bie vetëm mbi Kurtin, por mbi të gjithë spektrin politik.
Sipas Joseph, qytetarët duhet t’i mbajnë përgjegjës të gjithë liderët politikë që nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje për zhbllokimin e institucioneve.
“Votuesit duhet t’i ndëshkojnë të gjithë liderët politikë që nuk gjejnë një konsensus, sepse kjo po e dëmton vendin”, u shpreh ai.
Profesori amerikan vlerësoi se, pavarësisht krizës politike, situata nuk e rrezikon stabilitetin e Kosovës. Ai theksoi se vendi mbetet një shtet i qëndrueshëm dhe me institucione demokratike funksionale, por paralajmëroi se vazhdimi i bllokadës politike përbën një sinjal shqetësues për zhvillimin demokratik dhe funksionimin normal të institucioneve.

