E enjtja në Kosovë pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe më të freskët, si pasojë e depërtimit të masave të ftohta ajrore pas kalimit të frontit të ftohtë.
Në orët e para të mëngjesit mund të ketë ende vranësira dhe reshje të izoluara shiu, por gjatë paradites moti pritet të stabilizohet plotësisht, ndërsa do të fryjnë erëra të freskëta nga veriu, të cilat do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat do të lëvizin nga 13°C në orët e mëngjesit deri në 28°C gjatë ditës, me vlerat më të larta të pritura në rajonin e Dukagjinit.

