Donika Gërvalla ka reaguar pas vrasjes së një gruaje dhe vëllait të saj në Livoç të Ulët të Gjilanit, duke kërkuar veprime konkrete për parandalimin e rasteve të tilla.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla shprehu dhimbje dhe indinjatë për tragjedinë, duke theksuar se institucionet dhe shoqëria nuk duhet të presin që të ndodhin vrasje për të ndërmarrë hapa.
“Detyrimi ynë është të veprojmë, të parandalojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë”, shkroi ajo.
Gërvalla theksoi se vrasja e grave është një krim i rëndë dhe se shoqëria nuk duhet ta trajtojë si të pashmangshme atë që, sipas saj, ka detyrim ta parandalojë.
Në fund të reagimit, ajo u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

