Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s së Behgjet Pacollit, rrëzohet kërkesa e Valon Ademit për aeroportin e Vlorës

Qendra Info by Qendra Info
26/05/2026
in Lajme
0
Gjykata e Lartë i jep të drejtë “Mabco”-s së Behgjet Pacollit, rrëzohet kërkesa e Valon Ademit për aeroportin e Vlorës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania “Mabco”, e drejtuar nga biznesmeni Behgjet Pacolli, ka fituar betejën gjyqësore në Gjykata e Lartë lidhur me çështjen e aeroportit të Vlorës.

Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur të rrëzojë padinë e paraqitur nga kompania “2A Group”, e drejtuar nga biznesmeni Valon Ademi. Me këtë vendim, “Mabco” rikthen të drejtat për administrimin dhe vendimmarrjen në projektin e aeroportit të Vlorës.

Ademi kishte kërkuar pezullimin e aktivitetit të ortakut tjetër, heqjen e të drejtës së votës dhe nisjen e procedurës për përjashtimin e tij nga shoqëria.

Përplasja mes dy kompanive është shoqëruar edhe me tensione në terren. Prej disa ditësh, palët kanë pasur mosmarrëveshje në kantierin e aeroportit, ndërsa kompania “2A Group” raportohet se nuk ka lejuar punonjësit e “Mabco”-s të hyjnë në ambientet e projektit.

Më herët, Gjykata e Tiranës dhe Gjykata e Apelit kishin vendosur në favor të “2A Group”, duke pranuar kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimmarrëse të “Mabco”-s deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Ndërkohë, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, kishte paralajmëruar se vonesat në zbatimin e kontratës mund të sjellin penalitete, madje edhe mundësinë e prishjes së njëanshme të kontratës koncesionare.

Përplasja mes dy ortakëve ka nisur që në dhjetor të vitit të kaluar dhe lidhet me çështje të aksioneve dhe menaxhimit të aeroportit të Vlorës.

Përveç procesit civil, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Behgjet Pacollit, vëllait të tij Emin Pacolli dhe administratorit të kompanisë mëmë në Zvicër, Nelson Çela. Ata po hetohen për vepra të dyshuara si mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik dhe falsifikim dokumentesh.Burimi:Raport-tv.al

Related

Previous Post

BE shqyrton kufizimin e të drejtës së vetos për anëtarët e rinj, synon të shmangë bllokimin e vendimmarrjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.